30 Qershori, Beqiri:Jemi të detyruar të shkojmë në zgjedhje si gjithë shqiptarët
Kreu i Partisë për Unitet Kombëtar, ka reaguar pasi Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë kërkesën e tij për tu ç'regjistruar nga zgjedhjet.

Në një deklaratë për gazetarët, Beqiri tha se nuk ka asnjë organ tjetër ku mund të apelojnë ndaj janë të detyruar të shkojnë në zgjedhje.

Idajet Beqiri: "Ky vendim rrëzon kërkesën tonë dhe thotë se më 30 qershor duhet të shkoni edhe ju në zgjedhje. Është detyrues për ne. Nuk kemi ku të apelojmë më dhe jemi të detyruar të shkojmë në zgjedhje si gjithë shqiptarët."

Beqiri u shpreh se thelbi i padisë ky ishte, se çdo padi ka një shkak. "Shkaku kryesor që ne ngritëm këtë padi ishte dekreti i presidentit. Derisa gjykata kushtetuese në vitin 2017 ka thënë që ky tip dekreti që cakton datën e zgjedhjeve është akt individual administrativ dhe nuk mund të kundërshtohet në gjykatën kushtetues. Dhe u krijua një praktikë që po të çohej në gjykatë kushtetuese ky dekret do të kthehej menjëherë sepse do thoshin nuk e kemi ne kompetencën, siç thanë në 2017. E vetmja zgjidhje ishte të shkonim tek Kolegji Zgjedhor. Këtë shkak ia parashtruam Kolegjit Zgjedhor. Ne i kërkuam Kolegjit Zgjedhor, dekreti nëse është i ligjshëm përderisa është botuar në fletoren zyrtare atëherë duhet të çregjistrohemi, nuk duhet të vazhdojmë më tej. Në rast se ju si Kolegj thoni se ky dekret është i pavlefshëm dhe zgjedhje do ketë më 30 qershor, atëherë na thoni të vazhdojmë të garojmë.

Nuk është vendimmarrja individuale por e një subjekti politik. Vendimmarrja jonë ishte politike dhe juridike. Përderisa kishim një vendim të Komisionit Zgjedhor që na thoshte se gjithë këto përpjekje që bëtë nga tetori i vitit 2018 dhe deri në datën 9 qershor 2019, në fushatë elektorale, para dhe gjatë fushatës, me vendosje kandidaturash vazhdoni se jeni në rrugë të drejtë se zgjedhjet do bëhen dhe se presidenti i Metës është i pavlefshëm kishin nga na tjetër një dekret ku thuhej se nuk do bëheshin zgjedhje me 30 qershor, që u botua dhe në fletoren zyrtare. Kur ndodhesh në dilema të tilla, një forcë politike serioze gjetëm zgjidhjen që organi më i lartë i caktuar nga Kodi Zgjedhor për të vendosur ka të drejtë KQZ apo presidenti, ne zgjodhëm këtë rrugë dhe nuk bëmë gabim", tha Beqiri.

Shtuar më 24/06/2019, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori