Zgjedhjet e 3 korrikut, ndoshta me kritiket qe nga renia e komunizmit
Albeu.com
WASHINGTON - Charles English, Drejtor i Zyres se Ceshtjeve te Evropes Jugore dhe Qendrore ne Departamentin amerikan te Shtetit, thote se zgjedhjet e te djeles ne Shqiperi jane ndoshta zgjedhjet me kritike qe nga renia e komunizmit.Mbajtja e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme eshte nje domosdoshmeri per te treguar se Shqiperia me te vertete i takon familjes se vendeve demokratike te Evropes dhe NATO-s, tha diplomati amerikan Zeri i Amerikes: Zoti English, pothuajse per nje vit, Shtetet e Bashkuara i kane kushtuar vemendje te vazhdueshme zgjedhjeve te 3 korrikut ne Shqiperi. A ka ndonje arsye te posacme per kete vemendje? Charles English: Arsye eshte shume e thjeshte. Ne besojme se keto zgjedhje jane kritike per Shqiperine, per popullin shqiptar dhe te ardhmen e vendit. Ndoshta keto jane zgjedhjet me kritike qe nga renia e komunizmit. Fakti eshte se Shqiperia ndodhet ne nje udhekryq. Ajo eshte gati ta kaloje ate per t'u integruar ne strukturat evropiane dhe ato euroatlantike. Per t'ia arritur ketij qellimi, eshte me shume rendesi per Shqiperine qe keto zgjedhje te vleresohen nga komuniteti nderkombetar si te lira dhe te ndershme dhe te permbushin te gjitha standarded demokratike. Kjo eshte dicka qe populli shqiptar e meriton. Ai meriton zgjedhje qe shprehin plotesisht vullnetin e tij. Mbajtja e zgjedhjeve te tilla eshte nje domosdoshmeri per te treguar se Shqiperia me te vertete i takon familjes se vendeve demokratike te Evropes dhe NATO-s, te ketij komuniteti shume te rendesishem te demokracise. Shpresoj dhe pres qe rezultatet e ketyre zgjedhjeve do te jene shprehje e vullnetit te popullit shqiptar, dhe si te tilla te jene te lira dhe te ndershme. Zeri i Amerikes: A mbeshtesin Shtetet e Bashkuara ne keto zgjedhje ndonje segment te caktuar te spektrit politik shqiptar, ndonje individ te caktuar? Charles English: Ne mbeshtesim procesin politik ne Shqiperi. Ne mbeshtesim popullin shqiptar, vullnetin e popullit shqiptar. Sido qe te shprehet ky vullnet, populli shqiptar eshte nje mik i madh i Shteteve te Bashkuara. Cfardo qeverie qe te dale nga keto zgjedhje, ne e dime se do te jete gjithashtu nje mike e madhe e Shteteve te Bashkuara. Prandaj ne nuk mbeshtesim asnje parti politike, nuk mbeshtesim ndonje rezultat te vecante te ketyre zgjedhjeve, por ne mbeshtesim popullin shqiptar ne ushtrimin e vullnetit te tij djelen, ne keto zgjdhje shume te rendesishme. Cilido qofte rezultati i tyre, ne u bejme thirrje partive politike te respektojne dhe pranojne perfundimin e percaktuar nga populli shqiptar dhe te ecin perpara. Qeveria qe do te vije pas zgjedhjeve duhet te formohet shpejt dhe te respektoje vullnetin e popullit. Ne po i ndjekim keto zgjedhje me kujdes. Komuniteti nderkombetar ka derguar misionin e tij te vezhguesve ne Shqiperi dhe Shtetet e Bashkuara marrin pjese me nje numer te madh perfaqesuesish ne kete mision. Ne jemi atje thjesht per nje qellim, te sigurojme se populli shqiptar ka mundesine te ushtroje te drejten e votes lirisht. Ne po ndjekim me vemendje keto zgjedhje dhe presim qe te gjitha palet te respektojne detyrimet qe kane per mbajtjen e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, sepse e ardhmja e tyre varet ne respektimin e ketyre detyrimeve. Zeri i Amerikes: Po neqofte se keto zgjedhje nuk do te ishin te lira dhe te ndershme, nuk i plotesojne standardet nderkombetare, cfare do t'i thoshit ju ketij miku problematik te Shteteve te Bashkuara? Charles English: Ka nje sere problemesh qe do t'i benin zgjedhjet me pak te lira dhe te ndershme. Ne kete rast ka procedura te percaktuara mire nga institucione kompetente elektorale ne Shqiperi per t'i dhene cfare i takon pales qe ankohet dhe kjo nga ana e saj te shfrytezoje te drejtat e saj ligjore per te apeluar rezultatet e zgjedhjeve, ne qofte se ajo beson se zgjedhjet nuk jane zhvilluar ne baze te procedurave te percaktuara nen drejtimin e komunitetit nderkombetar. Palet duhet ta kene te qarte se komuniteti nderkombetar do te mbetet i pakenaqur me cdo rezultat qe nuk pasqyron vullnetin e popullit shqiptar. Cfare do te ndodhte ne nje rast te tille eshte se rruga e Shqiperise drejt strukturave evropiane nuk do te ishte e hapur sa duhet. Shqiperia duhet te tregoje se eshte e pergatitur te ushtroje te drejtat dhe te marre persiper pergjegjesite e saj ne komunitetin evropian dhe ate euroatlantik. Pra e ardhmja e Shqiperise varet ne fakt nga zhvillimi me korrektese i ketyre zgjedhjeve. E perseris se ne po i ndjekim me shume vemendje ato. BW
Shtuar më 03/07/2005, ora 20:10
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori