Zgjedhjet, Bumçi takon ekipin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it
Ekipi i vëzhguesve afatgjatë i kryesuar nga ekspertja amerikane Conny McCormak u takua sot me ministrin e Jashtëm Aldo Bumçi. Gjate takimit, Bumçi shprehu vlerësime për rolin e veçantë që luan ODIHR, me anë të instrumenteve të monitorimit, në ruajtjen dhe forcimin e sistemit demokratik.

Ai vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes ODIHR-it dhe Qeverisë Shqiptare, si dhe falënderoi znj. McCormack për reagimin në përgjigje të kërkesës që Qeveria shqiptare u ka drejtuar organizmave ndërkombëtare, OSBE/ODIHR-it, KiE-së, si dhe shteteve pjesëmarrëse të këtyre organizatave, për të dërguar numrin më të madh të mundshëm të vëzhguesve.


“Znj. McCornack pasi falënderoi për ftesën dhe bashkëpunimin e qeverisë shqiptare bëri një prezantim të ekipit të Misionit të vëzhguesve të ODIHR-it të përbërë nga analistë politikë, ligjorë dhe zgjedhorë të ODIHR-it, të cilët i paraprijnë ardhjes së vëzhguesve afatshkurtër në Shqipëri”- thuhet ne njoftim.
Shtuar më 15/05/2013, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori