Sot dy viktima, si u zgjerua vatra e infeksionit në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.253 testime dhe janë regjistruar 98 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se rastet e reja janë 17 në Shkup, 13 Kumanovë, 11 Prilep, Tetovë 10, Strugë 5, Veles 2, Manastir 1, Ohër 3, Kavadar 4, Gostivar dhe Gjevgjeli me nga 7, Strumicë, Kriva Pallankë, Vinicë, Dellçevë, Sveti Nikole dhe Resnjë me nga 2 raste si dhe me nga 1 rast në Berovë, Probishtip dhe Makedonski Brod.

Gjithashtu kanë humbur jetën dy persona. Një pacient nga Ohri 54 vjeç dhe një paciente nga Radovishi 51 vjeç.

Deri tani në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 15.791, ndërsa prej tyre 13.184 janë shëruar dhe 648 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 1.959 raste aktive me COVID-19.


Shtuar 13.09.2020 13:03