Zgjedhjet 2013 me përgatitje të mirë
Eugen Wollfarth
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eguen Wollfarth gjatë një takimi të zhvilluar të hënën me nënkryetarin e KQZ-së, Lefteri Lleshi është shprehur se zgjedhjet do të kenë një përgatitje të mirë në frymën e bashkëpunimit.

"Unë jam shumë i bindur që do të ketë përgatitje të mira të zgjedhjeve, element i rëndësishëm është një frymë e mirë bashkëpunimi që ekziston", deklaroi ambasadori i OSBE-së.

Zgjedhjet e ardhshme do të jenë sfida e parë për anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Anëtarët u zgjodhën në zbatim të kodit të ri elektoral, të miratuar me konsensus nga politika. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2012, ora 10:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori