Zgjedhje të parakohshme? Përgjigjet Balla
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla i përgjigjet negativisht kërkesës së opozitës joparlamentare për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk ka fushatë zgjedhore deri në tetor 2021, por sikurse kemi bërë dhe në 2015, në të njëjtën kohë, këtu kam qenë bashkë me ju kur organizonim procesin e ngjashëm, atë të zgjedhjes së Delegatëve të Kongresit”, theksoi Balla.

Sa i përket Reformës Zgjedhore, Balla shprehet se duhet të përmbyllet brenda Komisionit të Posaçëm dhe të miratohet në Parlament.

“Kush nuk e di, që e ka pas bërë Parlamentin si shkollë nate, nuk dinte kur hyhej e dilet, duhet ta kuptojë që ligjet në një Republikë Demokratike me Parlament funksional votohen në Parlament, jo në tryeza”, shtoi numri dy i PS-së.
Shtuar më 26/10/2019, ora 18:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori