Zgjedhje brenda LSi, ikën Manjani dhe Gjosha
Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbajë zgjedhje më datë 31 tetor të këtij viti ndërsa dy nën/ kryetarët aktualë Ylli Manjani dhe Klajda Gjosha dhanë dorëheqjen.

Vendimi vjen pasi sot Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI-së në kuadër të organizimit të partisë miratoi ndarjen e funksioneve ministrore nga ato partiake.

LSI ka njoftuar se në vend të Manjanit dhe të Gjoshës janë zgjedhur si nënkryetarë Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Braimllari.

Konventa Zgjedhore e LSI-së është vendosur të mbahet më 12 dhe 13 nëntor.

Nuk dihet ende se cili do të jetë personi që do ti dalë përballë në garë Ilir Metës. /Albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 18:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori