Zgjedhja e Visho Likës, Moisiu: Vendim jo i drejtë
Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, reagon lidhur me lajmin e publikuar në media mbi shtetësinë kanadeze të drejtorit të ri të Shërbimit Informativ të Shtetit, Visho Ajazi Lika.

Për Moisiun ky fakt e bën vendimin për emërimin e Likës jo në përputhje me interesat kombëtare.

“Është njëlloj sikur të marrësh një person të huaj, t’i japësh shtetësinë shqiptare dhe ta vendosësh në një pozicion të tillë. Këto kanë ndodhur por kanë ndodhur në kohën e mbretërisë së Zogut, që kemi patur komandatin e xhandarmërisë një anglez. Në një shtet të pavarur, demokratik nuk ka pse të ndodhin këto gjëra. Nuk është se mungojnë njerëzit. Nuk e di pse është marrë një vendim i tillë. Nuk e njoh fare drejtorin e SHISH por nuk është një vendim i drejtë në përputhje me interesat kombëtare”, - tha Moisiu në një intervistë të dhënë për “Vizion Plus”. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2012, ora 09:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori