Zgjedhja e Ruçit kryetar Kuvendi, reagon për herë të parë Kadare
Zgjedhja e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit të Shqipërisë ka shkaktuar debate të mëdha mes figurave publike për shkak të përfshirjes së tij në regjimin komunist.

Rreth këtij debati ka reaguar edhe shkrimtari I njohur Ismail Kadare, gjatë një interviste për emisionin “Studio e Hapur”.

Mësohet se shkrimtari i njohur, Ismail Kadare i ka thënë gazetares Eni Vasili se e shkuara e mban peng të ardhmen e Shqipërisë.

“Çdo gjë që ka lidhje me krimet e një tiranie mban një seri pengjesh dhe në Shqipëri ka shumë pengje, që ne nuk na shkon në mendje, mbahen nga kjo gjë, nuk zbulohen nga kjo gjë, veprimtari, rryma të fshehta që gëlojnë akoma, që ne nuk i dimë nga e kanë burimin, sigurisht që mbahen të fshehta”, është shprehur Kadare. /albeu.com/



Shtuar më 12/09/2017, ora 16:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori