Zgjedhja e Presidentit, Rama pranon se ka takuar Fatos Nanon
Kryeministri Rama, i ftuar këtë mbrëmje në “5 Pyetje nga Babaramo” ka folur ndër të tjera edhe për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Rama pranoi se e ka takuar Fatos Nanon, liderin historik të PS-së, por që nuk kërkonte të komentonte më tepër.

Babaramo:E keni diskutuar ne Metën zgjedhjen e presidentit?

-Jo

Babaramo: Sa herë diskutohet presidenti shfaqet emri i Nanos, e keni takuar së fundmi?

-E kam takuar. Kam plot njerëz që kam takuar nuk do bëj një listë të tyre.

Babaramo: I keni normalizuar marrëdhëniet?

-Takohem me njerëz nga më të ndryshmit.

Babaramo: Është Nano në listën e kandidatëve për president?

-Vazhdojmë me bisedën se ishim mirë. Nuk kanë njerëzit interes që të dinë se kë kam takuar. Njerëzit duan të dinë nëse kjo që po ndosh sa shumë mund ta afektojë rritja ekonomike.

Babaramo: Ka njerëz që duan të dinë nëse lideri aktual i ka normalizuar marrëdhëniet me liderin historik?

Të thashë që e kam takuar. /Albeu.com/



Shtuar më 10/04/2017, ora 22:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori