Zgjedhja e Metës President? Patozi: Rama e internoi me barrelë
Deputeti Demokrat, Astrit Patozi ka komentuar zgjedhjen e Presidentit të ri, Ilir Meta.

Me anë të një statusi në Facebook, Patozi shkruan se Meta është një president teknik, ndërkohë që opozita kërkoi qeveri teknike.

Sipas Patozit, opozita kërkoi një qeveri teknike, por në fakr, mori nje President teknik.

“Nuk u nxitova të uroja se nuk doja ta prishja solemnitetin e gëzimit te atyre që e çuan, si duke e mbajtur në barrelë drejt majës së shtetit, por edhe merzinë e atyre që u zhgënjyen nga zgjedhja e tij, pasi kishin pritur diçka tjetër.

LSI votoi me shpirt ndër dhëmbë, se ua kishte futur Edi Rama. Ndërsa Partia Socialiste votoi me inat sikur po firmoste, jo për zgjedhjen, por për internimin e Ilir Metes”.

Postimi i Astrit Patozit

KËRKUAM QEVERI TEKNIKE…NA DHANË PRESIDENT TEKNIK

Kisha dy arsye pse nuk u nxitova dje të “uroj” Presidentin e sapozgjedhur, Ilir Metaj. E para, se prita radhën…

Por më e rëndësishmja, se nuk doja ta prishja solemnitetin e gëzimit te atyre që e çuan, si duke e mbajtur në barrelë drejt majës së shtetit, por edhe merzinë e atyre që u zhgënjyen nga zgjedhja e tij, pasi kishin pritur diçka tjetër.

I vetmi që kishte një arsye për ta mbështetur dje në parlament ishte Ben Blushi, por pikërisht ai votoi kundër. Dhe arsyeja e vetme ishte se ata të dy kanë qenë shokë gjimnazi.

Të gjithë të tjerët, bënë të kundërtën e asaj që donin. LSI votoi me shpirt ndër dhëmbë, se ua kishte futur Edi Rama. Ndërsa Partia Socialiste votoi me inat sikur po firmoste, jo për zgjedhjen, por për internimin e Ilir Metes.

Ky është presidenti që duam, në Shqiperinë që duam, me policinë që duam, me drejtesine që shumë shpejt do ta duam…prej “Rilindjes” që aq shumë e deshëm dhe e duam

Mbetet për t’u konsumuar vetëm akti i fundit, nëse do të kemi apo jo edhe opozitën që duam… /albeu.com/



Shtuar më 29/04/2017, ora 11:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori