Zgjedhja e Bashës, Paloka: Patozi bën akuza se është mik me Olldashin
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka vlerëson procesin e zgjedhjes së kreut të kësaj partie duke e cilësuar atë si një nga një nga proceset më të mira që mund të zhvillohej ndonjëherë.


Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, Paloka shprehet se procesi zgjedhor ishte transparent dhe mbi bazë rregullash qartësisht demokratike, rregulla këto që u pranuan nga të gjithë

Procesi i zgjedhjeve në Partinë Demokratike, për mendimin tim ishte një nga proceset më të mira që mund të zhvillohej ndonjëherë. Kjo, për më tepër që u zhvilluan për herë të parë përmes parimit “një anëtar-një votë”, dhe u realizuan në një kohë relativisht të shkurtër për shkak të dorëheqjes së z.Berisha nga posti i kreut të partisë.Procesi zgjedhor ishte transparent dhe mbi bazë rregullash qartësisht demokratike, rregulla këto që u pranuan nga të gjithë”, ka thënë Paloka.

Lidhur me akuzat e nënkryetarit Astrit Patozi, Paloka shprehet se gara ishte e manipuluar, nuk janë të vërteta. Paloka thotë se Patozi i ka bërë akuzat për shkak se është mik me Olldashin.

“Ta njollosësh këtë proces në një kohë që u mor me entuziazëm nga të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, nuk është aspak në favor të PD-së dhe as të atyre që presin një ringritje të PD-së.Për më tepër kjo njollosje bëhet për arsye subjektive. Arsyeja është e thjeshtë: Të gjithë e dinë që z.Olldashi është mik i afërt i tij, por kjo nuk e justifikon një qëndrim të tillë të nënkryetarit të PD-së. Më erdhi keq kur ndoqa intervistën dy orë të nënkryetarit të PD-së, i cili, në vend që të merrej me kundërshtarin politik Edi Rama dhe me PS-në, gjithë kohën u mor me sulme ndaj procesit zgjedhor të PD-së. Një humbje e thellë e PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit, vërtet mund të të mërziste, dhe, nuk flet për një proces të rregullt të garës në PD, por për të kundërtën. Ndaj dëshiroj që të gjithë demokratët ta kalojnë këtë moment dhe të bashkohen për të ringritur sërish Partinë Demokratike. Të gjithëve u bëj thirrje që t’i lënë mënjanë simpatitë personale dhe të punojnë bashkërisht për rikthimin sërish të PD-së në pushtet”, ka thënë Paloka. /albeu.com/
Shtuar më 27/07/2013, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori