Zëvëndësoi Bin Ladenin, vdes lideri famëkeq i Al Kaedës
Shefi i Al Kaedës, Ayman Al-Zawahiri ka vdekur në Afganistan për shkaqe natyrore.

Lajmi është raportuar nga Arab News, ku citoheshin të paktën katër burime të sigurisë në Pakistan dhe Afganistan për të konfirmuar vdekjen e Zawahiri. Sidoqoftë, ata folën jashtë procesverbalit pasi nuk ishin të autorizuar të flisnin me media.

Zawahiri, 69 vjeç, u shfaq për herë të fundit në një video-mesazh në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara këtë vit.

Al-Zawahiri pasoi Osama Bin Laden si shef të Al-Kaedës pasi ai u vra në një bastisje të SH.B.A.-së në strehën e tij në Abbottabad, Pakistan në maj 2011. I njohur si mjek, al-Zawahiri ishte themeluesi i Xhihadit Islamik Egjiptian.

Hassan Hassan, drejtor i Qendrës për Politikë Globale (CGP) me bazë në Sh.B.A tha se al-Zawahiri kishte vdekur një muaj më parë për shkaqe natyrore, por ende nuk është konfirmuar, siç raportohet nga Wion.
Shtuar më 20/11/2020, ora 18:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori