Zëvendësministrja Ifti merr pjesë në Konferencën Botërore për Mbetjet e Ngurta në Brazil
Pëlqej
Zëvendësministrja e Mjedisit, Znj. Olijana Ifti, mori pjesë në Konferencën Botërore për Mbetjet e Ngurta në Sao Paolo, Brazil. Gjatë konferencës Zv.ministrja solli një përshkrim te detajuar mbi menaxhimin e mbetjeve ne Shqipëri.


Mbetjet urbane dhe administrimi i tyre, ne standartet e pranuara mjedisore, eshte nje prej ketyre emergjencave me akute per nderhyrje, te cilin Ministria e Mjedisit vazhdon ta konsideroje si nje nder prioritetet me kryesore te politikave mjedisore. Një nga drejtimet e punës së qeverisë për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm në Shqipëri, është menaxhimi i qëndrueshëm i mbetjeve. Menaxhimi i suksesshëm i mbetjeve në Shqipëri do të mund të arrihet së pari duke vendosur rregulla të qarta ligjore rreth menaxhimit të tyre, rregulla këto që do të mundësonin edhe ndryshimin e kulturës tonë në trajtimin e mbetjeve”- është shprehur zv.ministrja Ifti e cila vuri theksin në përgatitjen e plotë të legjislacionit për administrimin e mbetjeve në vendin tonë.

Gjatë konferencës Znj. Ifti drejtoi sesionin International Partnership of Local Authorities ku u diskutua për rolin e pushtetit vendor në menaxhimin e mbetjeve dhe bashkëpunimin me sektorin privat.
Konferenca Vjetore Botërore për Mbetjet e Ngurta në Sao Paolo mbahet cdo vit në datat 4-11 shtator 2014. Konferenca ka 39 anëtarë nga 39 shtete të ndryshme të botës si Kina, Belgjika, Austria, Brazili, Kanada etj.
Shtuar më 11/09/2014, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori