Zëvendëskryeministri Salihaj tha se Kosova ëshstë një shtet të ri që po formohet në Evro
Albeu.com
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Adem Salihaj, dhe ministratë kosovarë dhe kryatri i komunës së Prishtinës, Ismet Beqiri, po marrin pjesë në Forumin e Krans Montanës, që kësaj kësaj radhe po mbahet në Monako.Po ashtu, në këtë takim janë pjesëmarrës edhe shumë personalitete të rëndësishme ndërkombëtare.
Në seancën e parë, të cilën e ka drejtuar Dimitri Rupel, ministër i Punëve të jashtme të Sllovenisë dhe kryesusesi i radhës së OSBE së, ëshët diskutuar për statusin e Kosovës dhe të ardhmen e saj.
Fjalën kryesore "Kosova dhe statusi" e ka mbajtur zëvendëskryeministri Adem Salihaj, ndërsa në debat janë kyçur ekspertë dhe personalitete evropiane, pastaj kryetari Ismet Beqiri, ministri Sadik Idriz. Derisa përfaqësuesit kosovarë kanë mbrojtur qëndrimin se zgjidhja më e qëndrueshme dhe më reale për Kosovën është pavarësia, zyrtarët evropianë kanë mbrojtur qëndrimin se nuk ka më kthim prapa për Kosovën dhe se Serbia do ta humb sovranitetin e saj mbi Kosovën që e ka sipas Rezolutës aktuale 1244.
Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Adem Salihaj tha se Kosovën do ta përshkruaja si një shtet të ri që po formohet në Evropë, duke shtuar se kjo nënkupton një proces të gjatë,i cili ka filluar herët, në shekullin e kaluar dhe po përfundon tash në fillimin e këtij shekulli.
"Janë tri aspekte që dëshiroj t'i paraqes para jush: organizimin e jetës institucionale në Kosovë; Standardet, decentralizimin dhe dialogun me fqinjtë; Statusin e Kosovës", theksoi Salihaj.
Duke folur për çështjen e standardeve, Salihaj tha se ato për kosovarët janë gjithëpërfshirëse dhe përfshijnë pothuajse të gjitha aspektet e organizimit të proceseve demokratike dhe të jetës në Kosovë.
Ndërkaq lidhur me statusin e Kosovës, zëvendëskryeministri Salihaj konstatoi se zgjidhja e problemit të Kosovës sipas vullnetit politik të qytetarëve të saj do ta qetësonte rajonin, duke shtuar se opsioni i pavarësisë së Kosovës është opsioni më i mirë për të gjithë. QIK
Shtuar më 24/06/2005, ora 19:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori