Zëvendësimi i Brocit në KLD, Konferenca Gjyqësore me 31 maj
Në 31 maj Konferenca Gjyqësore pritet të vendose për emrin që do të zëvendësojë Artan Brocin në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ky i fundit la vendin bosh pas emërimit si anëtar i Gjykatës së Lartë.

"Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Xhezair Zaganjori, me cilësinë e Kryetarit të Konferencës Gjyqësore Kombëtare (K.GJ.K.) dhe në mbështetje të Ligjit nr.77 datë 26.07.2012 "Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare", neni 13/b, vendosi të thërrasë mbledhjen e Konferencës Gjyqësore Kombëtare, e cila do të organizohet në Tiranë në datën 31.05.2013", thuhet në njoftim. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2013, ora 17:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori