"Zero tolerancë", Rama vijon të publikojë foto nga subjektet e mbyllura nga Tatimet (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me publikimit e të tjera fotove nga subjektet e mbyllura për shkak të e fshehjes së të ardhurave dhe informalitetit.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, Rama shprehet se nuk do të tolerohet askush në luftën e qeverisë kundër informalitetit dhe për ata që cenojnë konkurrencën, konsumatorin dhe shtetin.

"Vazhdon non-stop operacioni i rivendosjes në ligjshmëri të subjekteve që cenojnë konkurrencën, konsumatorin, shtetin. Zero Tolerancë", ka theksuar Rama.
Shtuar më 18/07/2019, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori