Zënka në lokal, 43-vjeçari plumb në zemër shokut
Pëlqej
Endri Yzeiraj dyshohet se u ekzekutua mbrëmë nga shoku i tij Bujar Musaraj i cili është shpallur në kërkim nga policia. Krimi i rëndë që mori jetën e të riut, ndodhi mbrëmë rreth orës 19:30, brenda në lokalin e lagjes së tyre “Lef Sallata” në Vlorë ku ata kanë qenë së bashku duke pirë dhe duke luajtur.

Sipas gazetës Panorama, mes tyre fillimisht ka nisur një debat, që dyshohet për lojën, dhe 43-vjeçari ka nxjerrë armën duke qëlluar drejt shokut të tij. Plumbi i vetëm i shkrehur i ka prekur organin jetësor viktimës, duke i shkaktuar vdekjen në pak minuta. Ndërsa 43-vjeçari është larguar menjëherë në këmbë nga vendi i ngjarjes, duke u futur në rrugicat e lagjes. Ai është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i krimit, ndërsa Policia bëri të ditur mbrëmë se është shumë afër lokalizimit të vendndodhjes së tij. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori