Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Zeneli: Bizneset gjermane u penguan të futen në Shqipëri
Pëlqej
Ish- ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Bashkim Zeneli shprehet se Gjermania ka mbështetur fuqishëm Shqipërinë por ajo nuk llaston askënd. Në një intervistë për gazetën Dita ai komenton edhe samitin e Berlinit, që mblodhi drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjermania ka qenë dhe do të jetë rigoroze në paramatrat demokratikë ndaj Shqipërisë. Ajo nuk na ka thënë asnjëherë “shëndet” pa teshtitur. Gjermania nuk llaston askënd. Kjo është një përgjegjësi e madhe për klasën politike,” thotë Zeneli.

Ai shprehet se pavarësisht ndihmës së dhënë nga Gjermania, bizneset gjermane e kanë pasur të vështirë depërtimin në Shqipëri.

“U bë kohë që jam larguar nga Gjermania, por mund të them se sot nuk kemi një prani të fuqishme të firmave gjermane në Shqipëri, ndërkohë që donacionet e qeverisë gjermane kanë qenë rreth 1 miliard euro. Ju deshët një rast konkret? Po ju jap një shembull. Historia e koncesionit të Rinasit ka zgjatur gati 8 vjet, kur sipërmarrësi i këtij koncesioni ishte Siemens.
Është përpjekur me kohë të futet në Shqipëri në fushën e minierave Krupp- Thysen. Ka dështuar! Manesman, gjithashtu, Telekomi gjerman, Siemens, etj” është shprehur ai. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori