“Nuk e vrau varka, por shteti!” sot protestë para Ministrisë së Brendshme për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë

Një protestë është thirrur sor pas ngjarjes tragjike ndodhur në plazhin Potam në Himarë ku humbi jetën një vajzë e vogël 7-vjeçare pasi u godit nga një skaf që drejtohej nga polici Arjan Tase.

Protesta, është paralajmëruar nga shoqëria civile se do të zhvillohet protestë para Ministrisë së Mbrojtjes.

“Nuk e vrau varka, por shteti!” është moto e protestës që mbahet në orën 19:00 të së enjtes para Ministrisë së Brendshme.

Qytetarët thonë se jeta në Shqipëri është e pasigurt dhe kërkojnë që drejtësia të veprojë për këtë çështje pasi ishte një ish shef policie që drejtonte gomonen pa pasur patentë.

Drejtuesi i gomones ishte shefi i policimit në komunitet në Elbasan, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

Në dëshminë e tij, Tase mësohet se ka thënë se gomonia nuk ishte e tij, por ia ka marrë mikut të tij për përdorim. Tase ka deklaruar se gomonia kishte defekt, ka marrë gaz menjëherë dhe ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare për vdekje. Ndërkohë, Tase nuk kishte patentë skafi. Ky i fundit rrezikon vetëm 5 vite burg për krimin e kryer./albeu.com