Gafa e Ramës e kalon Shqipërinë, media italiane: Si mundet të publikojë atë video? (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është bërë “objekt diskutimi” në Shqipëri dhe jashtë saj pas videos së tmerrshme të dhunës të postuar në Facebook ditën e sotme.

Duke iu referuar situatës së koronavirusit, dhe masave të rrepta të marra që shqiptarët të qëndrojnë brenda në banesë, Rama postoi një video që sipas tij ishte nga Spanja, ku ushtria dhe policia godisnin me shkopa gome që qytetarët të kthehen në banesa.

Sipas kryeministrit, videoja ishte xhiruar ditët e fundit dhe më këtë u bëri thirrje shqiptarëve të qëndrojnë brenda, sepse dhe ushtria jonë tashmë është gati.

Pas këtij skandali, një artikull të vecantë i ka kushtuar gafës së kryeministrit Rama edhe media italiane “Le Lene Mediaset” e cila kritikon kryeministrin tonë për publikimin në fjalë dhe për mënyrën se si po zgjedh të menaxhojë situatën.

“Kryeministri i Shqipërisë i cili ka një fanpage prej 1.2 milionë fansa në Facebook, shpërndau pak orë më parë një video ku ushtria dhe policia qëllonin me shkopa turmën e njerëzve për t’i larguar nga rruga.

Ai shkruante se videoja vjen nga Spanja duke deklaruar se atje vdesin cdo 4 minuta një person. Por si mundet të xhirohet një video e tillë në Spanjë?

Si mund tu sugjerosh popullit një video të tillë me ftesën për të qëndruar në shtëpi?”- shkruan ndër të tjera media në fjalë.

Rikujtojmë se videoja të cilën mund ta shihni bashkëngjitur lajmit, është xhiruar në Algjeri, gjatë një demostrate të dhunshme, dhe nuk ka asnjë lidhje me situatën e COVID-19.

Pas kritikave në Facebook dhe reagimit të ashpër të PD, kryeministri Edi Rama kërkoi falje publike dhe tha se ra pre e “qytetarit dixhital”.

Kryeministri pranoi se gafa në fjalë ishte një gabim njerëzor, por pozicioni i rëndësishëm që mban dhe pesha tek shqiptarët duhet t’a bëjë më të kujdesshëm para se të publikojë një video të tillë. /albeu.com/


Shtuar 21.03.2020 20:36