Departamenti për Punë i Zelandës së Re ka njoftuar se ky vend që nga 5 qershori i këtij viti i njeh pasaportat e reja të Republikës së Kosovës. Pasaportat e Kosovës e përmbushin definicionin e pasaportave ashtu siç specifikohet ...... në Nenin 2 të Aktit të Zelandës së Re për imigracion, thuhet në një kumtesë të Departamentit për Punë të Zelandës së Re, transmeton MPB.
Të gjitha pasaportat e lëshuara nga Republika e Kosovës si ato standarde, ashtu edhe ato diplomatike konsiderohen si dokumente të pranueshme për udhëtim dhe me këtë konsiderohen të vlefshme edhe për udhëtim në Zelandën e Re nëse bartësit i përmbushin politikat për imigracion. (qik)
Shtuar më 30/06/2009,
ora 00:19