Zëdhënësja e PD-së sqaron të vërtetën: Janë përhapur lajme fallto, ja ç’ndodhi mbrëmë në Kryesi
Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, me anë të një postimi në rrejtin e saj social “Facebook”, ka reaguar per lajmet e publikuara në media lidhur me votomin që u bë mbrëmjen e djeshme në Kryesinë e PD-së, te cilat i quan ‘fake news”.

Zhupa thotë se nuk e kupton dot nga e kane burimin në një kohë që anëtarët e PD që nuk mbështesin Bashën, kanë dalë me emër dhe me mbiemër dhe kanë treguar lidhur me votimin e djeshëm.

Statusi i plote

FAKE NEËS MBI VOTIMIN NË KRYESINË E PD
Më vjen shumë keq kur shikoj të përhapur një lajm fallso që nuk e kuptoj dot nga e ka burimin. Ndjej si detyrë të informoj se dje në mbledhjen e kryesisë, pjesë e të cilës jam edhe unë kemi zhvilluar disa votime.

Votimi i parë dhe ai që është përhapur si FAKE NEËS ishte propozimi i anëtarit të kryesisë Gent Malko i bërë edhe publik. Ky propozim u hodh në votim nga treshja drejtuese e kryesisë.
Në këtë votim rezultati ishte:
24 Kunder propozimit te Z. Malko
11 Pro propozimit të Z. Malko
10 Abstenime

Pa dashur të bëj publike emrat e anëtarëve dhe votën se nuk është detyra ime, desha të bëj me dije që çdo lajm që flet për rezultat abstenues është i pavërtetë.

Interpretimet e këtij rezultati të vërtetë po ja lë gjithsecilit ti bëj.

Një gjë është e sigurt PD sapo ka hapur një garë, e cila duhet të na forcojë, të na bashkoj dhe të na japi mundësi të ecim përpara. Fituesin e përcakton anëtarësia e partisë sipas parimit: Një anëtar, një votë. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 17:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori