Zëdhënësja e KE mesazh të qartë: Maxhoranca të presë “Venecian” për Kodin Zgjedhor
Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero-Hernandez është shprehur se beson se Komisioni i Venecias do t’i japë palëve politike në Shqipëri një arsyetim të shpejtë lidhur me zbatimin e ndryshimeve kushtetuese të miratuara nga Kuvend në 30 korrik.

E pyetur nga gazetarët në lidhje me qendrimet e palëve politike mbi kërkesën e Presidentit që të jetë Komisioni i Venecias ai që do të japë një mendim juridik mbi ndryshimet në fjalë, Pisonero-Hernandez u shpreh se qendrimi i KE është i qartë dhe pasqyrohet edhe në reagimin e komisionerit Varhelyi.

“Ju keni parë Twitrer-at që komisioneri Varhelyi publikoi dje dhe sot në mëngjes. Vendimi për t’ia lënë për shqyrtim KomisionitVenecias dispozitat e Kodit Zgjedhor të 5 tetorit të aprovuara nga Parlamenti i përket autoriteve shqiptare.

Bashkimi Europian beson se Komisioni i Venecias do t’u ofrojë palëve një këshilla të shpejta lidhur me zbatimin e ndryshimeve Kushtetuese të aprovuara nga Parlamenti në 30 korrik.

Ne presim që palët të marrin në konsideratë udhëzimet e KomisionitVenecias“, u shpreh ajo.

Megjithatë, Pisonero-Hernandez u shpreh se i përket palës shqiptare të presin ose jo mendimin e KomisionitVenecias.

Pak ditë më parë, Presidenti Meta vendosi t’i kërkojë KomisionitVenecias një mendim në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor pasi i ktheu ato për rishqyrtim në Kuvend.

Përmes një reagimi në Twitter, komisioneri Varhelyi kërkoi nga maxhoranca që të mos votonin në Kuvend pa ardhur fillimisht mendimi nga KomisionitVenecias.
Shtuar më 27/10/2020, ora 13:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori