Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës akuzon Kosumin dhe më pas jep dorëheqje
Albeu.com
Zedhenesi i kryeministrit te Kosoves, ne te njejten kohe dhe keshilltari i tij ligjor, Daut Dauti jep doreheqjen nga posti i tij.Ky vendim i tij vjen menjehere pas deklarates nga vete kryeministri Kosumi i cili pranoi publikisht, "mitmarrjen e rreth 20 mije eurove", te cilat ishin perdorur per te paguar bileten e tij te kthimit ne Kosove nga Turqia ku ishte me pushime me bashkeshorten. Ky veprim i Kosumit eshte shoqeruar me reagime te ashpra nga opozita e cila ka kerkuar menjehere doreheqjen e tij ashtu si dhe nga Kabineti per Qeverisje te Mire.

" Duke e patur parasyshe situaten rende qe eshte krijuar ne Zyren e Kryeministrit, jap doreheqje nga pozita e keshilltarit per media dhe zedhenesit. Koheve te fundit eshte shenuar nje pakenaqesi mes meje dhe kryeministrit dhe disa anetareve te qeverise. Paknaqesia ka arritur nje nivel te atille i cili nuk mund te injorohet dhe as te tejkalohet. Jane mbyllur te gjitha rruget e komunikimit normal mes meje, kryeministrit dhe disa anetareve te kabinetit te tij. Ekziston nje grup njerezish (qe perkrahen edhe nga kryeministri), te cilet mendojne se situata e krijuar ne media eshte e rende per shkakun tim, konkretisht te punes sime. Une me kete fakt nuk mund te pajtohem dhe e vetmja gje qe me mbetet te beje, eshte qe te largohem nga ky grumbull i coroditur i cili gjate tere kohes mendon se duhet te punohet pa patur parasysh rregullat e shoqerise demokratike bashkekohore.Ky grup ia ka mbeshtjelle trupin kryeministrit duke ia lidhur edhe duart e mbyllur edhe syte dhe vazhdimisht jane shprehur te pakenaqur me punen time te drejte dhe profesionale.Gjate tere kohes jam munduar ta beje punen ashtu sic kam ditur dhe sa kam mundur. Kam aplikuar eksperiencen, njohurine dhe shkollimin tim qe kam bere me vite ne mediat dhe institucionet tona dhe ato nderkombetare. Ne punen time jam munduar ta angazhoj politiken dhe gazetarine ne sherbim te qytetarit tone te Kosoves. Si duket kjo menyre, per kete qeveri, dhe per kete kryeminister, nuk eshte forma adekuate e punes", shprehet Dauti.

"Jam shume i lumtur qe largohem nga ky grup njerezish qe ofron karakteristika te jashtokesoreve. Edhe me i lumtur jam qe nuk i kam pelqyer disave ne kete qeveri. Me kenaqesi do ta mbaj ne mend bashkepunimin e shkelqyeshem qe kam patur me gazetaret dhe te gjitha mediat gjate ketyre 6 muajve.Duke dashur ta ruaj personalitetin e kryeministrit, ne poziten time i kam aplikuar metodat e punes qe shpesh kane nenkuptuar filtrimin dhe perdredhjen e informatave. Per kete kerkoj falje nga gazetert dhe nga publiku duke besuar se do te mirekuptohem" shprehet Dauti ne letren e tij te doreheqjes.
Shtuar më 09/09/2005, ora 14:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori