Zedhenesi i KQZ: Ka filluar numerimi i votave, publikim rezultat per cdo 5 kuti qe numerohen
Albeu.com
Zedhenesi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Erton Sinani beri te ditur ne nje konference per shtyp zonat ku ka filluar numerimi i votave.Duke iu referuara Tiranes, Sinani tha se numerimi i votave ka filluar ne zonat 31, 35, 37, 34 39, 40 e 41, ndersa ne zonat 36, 42 po merren ne dorezim kutite. Sinani theksoi se KQZ mund te publikoje rezultat ne momentin qe perfundon numerimi i votave per kandidatet e subjeket per cdo 5 qendra votimi. Zedhenesi i KQZ, ne lidhje me rezultatet e tyre paraprake sqaroi se "Partite mbeten subjekte te pavaruara, por ajo qe eshte mese e evidente eshte se KQZ nuk ka nje tabele rezultatesh, gje qe ne e presim nga momenti ne moment". Sinani siguroi se nuk ka bllokim ne numerimin e votave, por se edhe ky proces po vazhdon normalisht. BW
Shtuar më 04/07/2005, ora 06:28
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori