Zëdhënësja e Ramës: Jam e lumtur që do iki Arian Çani nga Shqipëria
Arjan Çani, moderatori i emisionit “Zonë e Lirë” pak ditë më parë befasoi teksa deklaroi në një studio televizive se do largohet nga Shqipëria për shkak se gjërat në vend po shkojnë keq e më keq. Duke shtuar se ata që nuk e kuptojnë janë vërtet naivë.

Megjithëse deklarata e Çanit habiti shumë njerëz, duket se drejtoresha e shtypit të kryeministrit Edi Rama, Armela Krasniqi, sheh anën “pozitive” të saj.

“Nuk e kuptova se pse dhe si e ka thënë “do iki nga ky vend”. Por kur e dëgjova vetja më foli “shyqyr që do kesh një kanal TV më shumë për të parë bashkë me fëmijët”. Si i thonë çdo e keqe e ka një të mirë”, shkruan Armela Krasniqi./Albeu.com/

Shtuar më 16/03/2017, ora 19:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori