E FUNDIT/ Gjykata merr vendimin e papritur për banorët e Astirit
Zëdhënesja e Berishës nxehet keq me Arbana Xharrën
Vazhdojnë replikat mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryeredaktores së gazetës kosovare “Zëri”, Arbana Xharra. Mirëpo kjo është e gjitha. Edhe zëdhënësja e ish-kryeministrit Erla Mhilli ka reaguar ashpër ndaj kësaj përplasje.

Sipas saj e gjitha është “lajthitje hipermotive ose nevojë për vëmendje”.

REAGIMI I ZEDHENESES:

Nje pergjigje per kryeredaktoren e "Zerit", Arbana Xharra!
Kur lexova dje akuzat tuaja, si klishe bajate ndaj Berishes, me ngjallet keqardhje per mungesen e nivelit profesional. Akuzen se Berisha, qeveria e te cilit ideoi, gjeti financimin, projektoi dhe tenderoi autostraden energjitike Tirane - Prishtine, paska demtuar Kosoven me vonesa dhe jo Vuçiçi me bllokimin prej nje viti te punes se linjes se interkonjeksionit, e mendova si nje lajthitje hiperemotive ose nevoje per vemendje. Po kaq anakronike gjej dhe etiketimet per njeriun qe rrezoi komunizmin ne Shqiperi. Por tek lexoj akuzat e sotme per lidhjet e Berishes me Al - Kaeden, si riciklim i hapur i tezave te Sllobodanit kunder Berishes dhe Shqiperise, me ngjajne me shume si detyrime e borxhe ndaj atyre qe qendrojne pas ose siper jush.
Me lejoni t'ju them se Berisha eshte i vetmi udheheqes shqiptar qe ka vizituar dy here Shtepine e Bardhe dhe ka pritur ne Shqiperi nje president amerikan ne detyre, vizite gjate se ciles u artikuluan publikisht futja e Shqiperise ne NATO dhe pavaresia e Kosoves. Por nese nuk u mjaftojne keto fakte si pergjigje ndaj propagandes se Beogradit mund t'ju them se perveç dokumentave zyrtare te ShBA ka disa media kryesore amerikane si Herald Tribune, Ëall Street Juornal etj, te atyre viteve dhe me vone, qe i kane bere jehone ne menyre te perseritur, kontributit te rendesishem te Shqiperise dhe personalisht te zotit Berisha ne luften dhe operacionet kunder terrorizmit islamik. Kontribut sipas tyre me i madh se sa i çdo vendi tjeter ish komunist ne Europe.
Ne lidhje me viziten e ndaluar ne Kosove besoj se e keni degjuar fjalen vox populi - vox dei. Besoj se ata qe mbushen sheshet kunder ndalimit, e me pas per t'a pritur si kryeminister, flasin me qarte e me fort se mizat. Berisha jo vetem erdhi, por solli rruge per te bashkuar kombin ne nje korridor qe disa nga miqte tuaj ben gjithcka qe ta bllokonin kurse te tjere e quanin rruga e asgjekundit.
Besoj se e kuptoni qe kjo pergjigje nuk eshte per ju, por per opinionin. Juve ju uroj te çliroheni nga keqperdorimi dhe detyrimet e atyre qe ju financojne./Albeu.com/
Shtuar më 22/02/2017, ora 19:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori