Zbutet situata e permbytjeve ne Shkoder
Albeu.com
Sipas televitionit News24, shkarkimet nga hidrocentralet e kasakadës së lumit Drin kanë shënuar rënie gjatë orëve të natës duke u gdhirë dita e sotme, duke sjellë kështu dhe një përmirësim të situatës në zona.Gjithsesi në zonat ku ka vërshuar uji prej ditës së djeshme, po vazhdon aksioni për evakuimin e banorëve.

Sipas informacioneve nuk ka pasur shtim të nivelit të ujit në lumenjtë e këtij rajoni, por për t’i paraprirë ndonjë situate disa familje të rrezikuara po evakuohen nga forcat e ushtrisë dhe policisë.

Nga përmbytjet e fundit më e prekur rezulton të jetë komuna e Dajçit e Bregut të Bunës. Nga pasditja e djeshme nga komuna e Dajçit të Bregut të Bunës janë evakuuar 142 familje, kryesisht nga fshatrat Darragjat, por dhe nga fshatrat Pentar, Suka Dajç, Shirq dhe Mushan.

Nga informacionet e marra në shtabin e emergjencës rezulton se në fshatin Obot të komunës Ana e Malit janë evakuuar 12 familje, ndërsa nga komuna Velipojë 10 familje.

Gjatë ditës së sotme, shtabi i emergjencës në prefekturën e Shkodrës ka planifikuar një sërë ndërhyrjesh në disa nga zonat problematike, krysisht në përforcimin e argjinaturave në Darragjat të komunës Dajç, në fshatin Ças në komunën Velipojë, në fshatin Ashtë dhe Mali i Jushit të komuns Bushat, etj.
Situata e shkaktuar nga përmbytjet e ditëve të fundit jo vetëm në Shkodër, por edhe në Korçë, është duke u ndjekur dhe nga Komiteti Ndërministror i Emergjencës, i ringritur tre ditë më parë nga qeveria.

Një ditë më parë, Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli, informoi se përveç përmbytjes së tokave nga uji, probleme mbetet dhe erozioni i shkaktuar nga lumenjtë, shembja masive e dheut etj. Në këto kushte, tha ministri Ruli, kërkohet angazhim më i madh i komunave.

Ndërkohë, ushtria është vënë në dispozicion për çdo evakuim të mundshëm të popullatës dhe blegtorisë, në zonat e përmbytura.
Shtuar më 26/02/2010, ora 18:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori