Zbuloni pse Safet Gjici i hoqi titullin Veton Surroit: Çfarë nderi i qarkut është ky? (VIDEO)
"Duhet ta heqim sot, t’ja heqim sot, të shkojë të na çojë në gjykatë po të dojë..."
Ditën e sotme këshilli i
Qarkut të Kukësit, vendosi t’i heqë titullin qytetar
nderi,
Veton Surroit, me argumentin se ky i fundit ka patur qëndrime kundër UÇK-së.
Vetë kryetari i Bashkisë, Safet Gjici, ka bërë një performancë me tone patriotike, sigurisht i pajisur me intelektin e thellë që e karakterizon në çdo prononcim mediatik, duke renditur argumentat kundër
Veton Surroit.
"Ka marrë një titull për të mbrojtur Kosovën. Ai po bën fushatë politike, mediatike, kundër ushtarëve të UÇK-së. Cfarë
nderi i
qarkut është ky? Duhet ta heqim sot, t’ja heqim sot, të shkojë të na çojë në gjykatë po të dojë", thotë Gjici me siguri absolute në vetëvete.
Shtuar më 27/11/2020,
ora 22:16