Sulm në Norvergji, autori i armatosur rrëmben auto ambulancën dhe shtyp këmbësorët
Zbuloni pasuritë e ministrave të "varfër" të Bashës
Tashmë jemi mësuar të njihemi me shifrat gati ekstreme të politikanëve shqiptarë që kanë poseduar poste të rëndësishme në vendimarrje.

Por a e dini sa të pasur janë ministrat teknikë të Bashës?

Portali Spending Data Albania bën të mundur zbulimin e pasurisë së politikanë dhe figurave të njohura në Shqipëri.

Në portal mund të gjejme edhe pasurinë e 6 ministrave teknik të cilët qeverisën përkrah Ramës për të garantuar zgjedhje të lira dhe mospërfshiorjen e adminitratës në fushatën zgjedhore.

HELGA VUKAJ

Pasuri të palujtshme

1) Bashkëshortët zotërues të katit të parë të një banese me sip. 145.7 m2 dhe të 13 të truallit mbi të cilën është ndërtuar banesa me sip. 300.1 m2 në Laprakë, Tiranë, 1 500 000 lekë, sipas Akt-Marrëveshjes së Ndërmjetësimit të datës 10.12.2013. Prona është ndërtuar në vitin 1994 me të ardhura nga shitja e banesës në Bajram Curri dhe të ardhura nga emigrimi I bashkëshortit në Greqi në vitet 1992-1995.

2) Pronare me 30% e një shtëpie banimi me sip. 80 m2 në Lushnje, ndërtuar në vitin 1960 nga prindërit, 100 000 lekë, sipas Akt-Marrëveshjes së Ndërmjetësimit të datës 15.11.2013.

3) Kontratë porosie e datës 20.05.2013 për ap. banimi 3+1 me sip. 145.34 m2 në Tiranë, 87 201 euro.

1) Llogari bankare, gjendje më 21.05.2017, 156 120 lekë.

2) Llogari bankare krijuar në vitin 2014, 6 368 euro.

3) Obligacione Thesari 5-vjecare të emetuara më 10.11.2014 me frekuencë kuponi 6-mujore, 8 200 000 lekë.

4) Llogari bankare, gjendje më 21.05.2017, 691 634 lekë.

5) Llogari bankare, gjendje më 21.05.2017, 5 912 euro.

6) Bashkëshorti, llogari bankare Person Fizik, Avokat, gjendje më 21.05.2017, 2 419 451 lekë.

7) Bashkëshorti, llogari bankare Person Fizik, Avokat, gjendje më 21.05.2017, 698 euro.

8) Bashkëshorti, llogari bankare në SHBA, krijuar më 12.05.2016, 700 dollar.

1) Të ardhura nga paga si pedagoge pranë Universitetit Luarasi, 01.01.2017-21.05.2017, 5 912 euro.

2) Të ardhura nga interesa obligacione, 01.01.2017-21.05.2017, 230 700 lekë.

3)Bashkëshorti, Z. Bujar Vukaj, të ardhura nga ushtrimi I aktivitetit person fizik, Avokat, 01.01.2017-21.05.2017, 1 190 300 lekë.

DRITAN DEMIRAJ

Pasuri të paluajtshme

1) Pronar me 100% i një ap. banimi me sip. 110 m2, blerë sipas kontratës premtim shitje të datës 01.04.2010 me të ardhura nga puna e kursime, 40 000 euro, pa certifikatë pronësie.

2) Pronar me 100% i një trualli me sip. 678.6 m2 në Mjull, Bathore, blerë me të ardhura nga puna e kursime, 232 544 lekë.

3) Parapaguar në vitin 2014, 1 000 000 lekë, për fillimin e procedurave për blerjen e një trualli me sip. 120 m2, për të cilën është marrë kredi në një bankë të nivelit të dytë.

1) Llogari bankare në bankë të nivelit të dytë, gjendje 55 837 lekë.

2) Djali Drilon, gjendje llogari bankare 144 747 lekë, nga të ardhurat bashkëshortore.

3) Vajza Sara, gjendje llogari bankare 134 230 lekë, nga të ardhurat bashkëshortore.

4) Llogari bankare në SHBA, 2 811 dollar.

5) Llogari bankare në bankë të nivelit të dytë, gjendje 1 127 lekë.

6) Bashkëshortja, gjendje llogari bankare 33 994 lekë.

7) Bashkëshortja, gjendje llogari bankare 7 697 lekë.

8) Bashkëshortja, gjendje llogari bankare 3 euro.

Automjete

1) Pronar me 100% i një veturë tip Honda, blerë në vitin 2012 me leasing për 31 000 euro, shlyer detyrimi në total me të ardhura nga paga e kursime.

2) Pronar me 100% i një veturë tip Honda me leje qarkullimi Michigan - USA, blerë në vitin 2015 për 11 300 dollar me të ardhura nga paga e kursime

Të tjera

Ortak me 100% i Security Consulting Services sh.p.k., me kapital 100 000 lekë dhe gjendje llogari bankare 910 231 lekë.

Subjekti ka kaluar në status “Pezulluar”, sipas vendimit të datës 22.05.2017, depozituar në QKR më 30.05.2017.

1) Të ardhura nga paga si lektor dhe instruktor në SHBA, 15 680 dollar.

2) Të ardhura nga Security Consulting Services sh.p.k, 1 100 000 lekë.

3)Bashkëshortët, kredi bankare marrë më 11.04.2014 më principal 1 020 000 lekë, afat shlyerje 7 vjet dhe këst mujor 18 608 lekë. Detyrimi i mbetur është 660 135 lekë.


XHULJETA KËRTUSHA

Pasuri të paluajtshme

Pronar me 100% i një ap. banimi me sip. 57 m2, 5 000 000 lekë, sipas certifikatës së pronësisë të datës 27.12.2007.

1) Depozitë bankare çelur më 12.04.2012, gjendje më 22.05.2017, 1 970 513 lekë.

2) Depozitë bankare çelur më 24.01.2017, gjendje më 22.05.2017, 7 099 euro.

3) Llogari page, gjendje më 22.05.2017, 830 872 lekë.

4) Llogari bankare, gjendje më 22.05.2017, 2 euro.

5) Llogari page, gjendje më 22.05.2017, 143 dollar.

6) Kartë krediti me limit 2 500 euro.

Bashkëpronar me babain me 50% i një veture tip Peugeot, blerë më 22.02.2017, 180 000 lekë.

Të ardhura nga paga si Menaxhere Operimit të Hidrocentraleve pranë Statkraft Albania, Janar-Maj 2017, 1 626 519 lekë.


ARBEN BEQIRI

Pasuri të paluajtshme

1) Pronar me 100% i një ap. banimi blerë më 10.05.2010 me të ardhura nga puna, 8 738 850 lekë.

2) Pronar me 100% i një tokë are me sip. 500 m2 në Lundër, Tiranë, blerë më 01.02.2006 me të ardhura nga puna e bashkëshortëve dhe kursime të prindërve ndër vite, 900 000 lekë.

3) Pronar i 16 pjesë takuese për dy toka arë me sip. 3500 m2 dhe 500 m2 (toka me sip 500m2 në bashkëpronësi), blerë më 21.01.2011 me të ardhura nga puna, 26 667 euro. Pronat në total janë blerë për shumën 160 000 euro.

4) Pronar me 100% i një shtëpie me sip. 130 m2 në Durrës për 75 000 euro, të cilat sipas aktmarrëveshjes nuk janë paguar akoma.
5) Pronar me 100% i një dyqani me sip. 70.1 m2 në Kashar Tiranë, blerë me të ardhura nga puna pranë Fakultetit, QSUT, dhe Spitalit Amerikan vlera 49 000 euro.

6) Pronar me 100% i një ap. banimi me sip. 137.66 m2 blerë sipas kontratës së sipërmarrjes së datës 23.10.2004 për 40 000 euro me të ardhura nga shitja e shtëpisë së prindërve në Shkodër, të ardhura nga shitja e një ap. në Tiranë dhe të ardhura nga shitja e një ap. nga familjarët e bashkëshortes.

Në kontratën e shitblerjes të datës 15.02.2012 apartamenti është vlerësuar nga shoqëria ndërtuese sipas çmimit të referencës në vlerën 80 000 euro.

1) Llogari bankare, gjendje më 22.05.2017, 1 037 773 lekë.

2) Llogari bankare, gjendje më 22.05.2017, 25 euro.

3) Llogari bankare, gjendje më 22.05.2017, 1 680 lekë.

4) Llogari bankare, gjendje më 22.05.2017, 1 007 681 lekë.

5) Llogari bankare, gjendje më 22.05.2017, 51 dollar.

6) Llogari bankare, gjendje më 22.05.2017, 517 958 lekë.

7) Llogari bankare, gjendje më 19.06.2017, 1 174 200 lekë,
transferuar nga llogaria Arben Beqiri Person Fizik, Klinikë Mjekësore.

8) Llogari bankare, gjendje më 19.06.2017, 2 422 722 lekë, transferuar nga llogaria Arben Beqiri Person Fizik, Klinikë Mjekësore.

9) Fond Investimi krijuar më 15.08.2012 në shumën 4 000 000 lekë me të ardhura nga puna, gjendje më 23.05.2017, 5 493 377 lekë.
10) Gjendje kursime cash, 1 400 000 lekë.

11) Bashkëshortja llogari bankare, gjendje më 22.05.2017, 4 170 dollar.

12) Bashkëshortja llogari bankare, gjendje më 22.05.2017, 184 478 lekë.

13) Bashkëshortja llogari bankare, gjendje më 22.05.2017, 117 482 lekë.

14) Bashkëshortja depozitë bankare çelur më 19.06.2017, 4 000 euro.

Automjete

1) Pronar me 100% i një veture tip BMW blerë më 16.12.2012 me të ardhura nga puna, 2 040 euro.

2) Bashkëshortja, pronare me 100% e një veture tip Peugeot, blerë me të ardhura nga puna bashkëshortëve, 13 887 euro.

Të tjera

1) Të ardhura nga paga pranë Universitetit të Mjekësisë 01.01.2017-22.05.2017, 581 038 lekë.

2) Të ardhura nga puna pranë QSUT 01.01.2017-22.05.2017, 13 000 lekë.

3) Të ardhura nga Arben Beqiri Person Fizik, Klinikë Mjekësore, 01.01.2017-22.05.2017, 998 526 lekë.

4) Bashkëshortja, të ardhura nga paga pranë QSUT 01.01.2017-22.05.2017, 307 487 lekë.

5) Bashkëshortja, të ardhura nga paga pranë Arben Beqiri Person Fizik, Klinikë Mjekësore, 01.01.2017-22.05.2017, 48 182 lekë.

6) Bashkëshortja, të ardhura nga paga pranë Localeyes Albania sh.p.k, 22 000 lekë në muaj bruto ose 99 456 lekë që nga Nëntor 2015.

7) Bashkëshortja, të ardhura nga paga pranë Spitalit Amerikan 01.01.2017-22.05.2017,149 702 lekë.

LEDINA MANDIJA

Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet

Të ardhura nga paga si Ndihmëse Ligjore e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, 1 396 509 lekë.

Të ardhura nga Bonuse

Të ardhura nga dieta dhe shërbime brenda e jashtë vendit, 2 000 lekë dhe 240 euro.

Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies

1) Interesa Bono Thesari, 127 062 lekë.

2) Interesa llogari kursimi, 101 890 lekë (mujore bruto llogari saving)

1) Gjendje llogari bankare, shtuar nga interesa bruto me 93 971 lekë, pjesa takuese 50%.

2) Gjendje llogari bankare, shtuar nga interesa bruto me 129 dollar, pjesa takuese 50%.

3) Gjendje llogari bankare, interesa vjetore bruto shtuar me 22 973 lekë, pjesa takuese 50%.

4) Gjendje llogari bankare, shtuar me 9 dollar, pjesa takuese 50%.

5) Gjendje llogari bankare, interesa vjetore bruto shtuar me 48 euro, pjesa takuese 50%.

6) Tërhequr gjatë vitit 2016 Bono Thesari në vlerën totale 12 171 931 lekë, për tu riinvestuar më 25.08.2016 vlera prej 8 460 000 lekë. deklarohet shtese interesa bruto prej 127 061 lekë

7) Derdhur në llogari FiBank Saving data 1. 02. 2016 vlera 894 995 lekë, me datë 8.02. 2016 vlera 1 337 000 lekë, me datë 20.05.2016 vlera 1 791 999 lekë, dhe tëhequr në datën 26. 09. 2017 127 000 lekë.

Hapur llogari depozite njëvejcare 127 000 lekë shtuar sipas interesave me llogari saving mujore bruto ne lek 101 890 lekë.

8) Gjendje para cash më 31 dhjetor, 850 000 lekë.

9) Detyrime të papaguara në vlerën 14 200 euro për total vlerë huaje marrë pa afat dhe pa interes.

10) Detyrime të papaguara në vlerën 300 000 lekë për total vlerë huaje marrë pa afat dhe pa interes. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2017, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori