“Bëj të fala Marinës”, Alketa flet publikisht për sherrin e bujshëm (VIDEO)

Alketa Vejsiu, pak kohë më parë, ka qenë kryefjala e mediave për shkak të dy postimeve për Xhemin dhe motrat Vjollca që u bënë nga revista e saj.

Postimet u komentuan si kundërpërgjigje e Alketës ndaj faktit që Xhemi dhe Marina e ironizuan për “Festivalin e Këngës”, për faktin e thjeshtë se ndërroi disa fustane në skenë.

Mbrëmjen e djeshme nisi sezoni i tretë i “Piter Panit” dhe i ftuar ishte aktori i humorit Julian Deda. Sapo hyri në studio, Juli e uroi Alketën për nisjen e emisonit ndërsa moderatorja përmendi Marinën.

Alketa i tha Julit t’i bëjë të fala Marinës dhe zbuloi se do e ftojë në emision moderatoren.

“Edhe ju urime dhe të lutem bëji të fala Marina Vjollcës. Do ta ftojmë edhe këtu. I ka dhënë shumë bukuri programit”– tha Alketa.


Shtuar 18.02.2020 11:53