Zbulohet versioni tronditës: RENEA qëlloi të moshuarin me plumb në kokë kur po flinte
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në Divajkë.

Në orët e para të mëngjesit është zhvilluar një aksion i policisë së Shtetit rreth orës 05:30.

Vetëm pak orë më parë në media u shpërnda me shpejtësi lajmi se një 77 vjeçar ka qëlluar mbi forcat RENEA me armë zjarri, dhe është plagosur në mënyrë ende misterioze në kokë.

Burime për mediat pranë policisë bënë me dije se dyshonin se në familljen e të moshuarit strehoheshin të dënuar.

Sipas bluve, i moshuari Haxhi Luka nuk i është bindur urdhrit të policisë, dhe forcat RENEA kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, e për pasojë ka mbetur i lënduar 78-vjeçari.

Por ngjarja ka edhe një version të dytë.

Familjarët e të plagosurit i cili është dërguar me urgjencë në spital deklarojnë se i moshuari nuk ka qëlluar mbi policinë. Sipas tyre ai është qëlluar ndërkohë që flinte dhe plumbi e ka goditur pas në kokë.

Është deputeti i PD-së ai që ka publikuar videon në Facebook shoqëruar me dëshminë e familjarëve si dhe krevatin me gjak.

"Erdhi policia në katër të mëngjesit. Siç e shihni dhe vet ata qëlluan me armë. Qëlluan gjyshin, ishte i shtrirë në krevat.

Në momentin që ka qenë duke u ngritur e kanë qëlluar në kokë. Ai është në spitalin ushtarak", -rrëfen në video nipi i të plagosurit, ndërsa duken edhe shenjat e gjakut në krevatin e të moshuarit. /albeu.com/

Shtuar më 14/09/2018, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori