Zbulohet trafiku i 4 milion dollarë naftë
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave gjatë një aksioni të zhvilluar ditën e djeshme ka zbuluar hedhjen e paligjshme në treg të 4400 tonë naftë. Mësohet se kompania e cila tentoi të hidhte në treg këtë sasi karburanti është në pronësi të Tonin Uldedaj, vëllai i ish-deputetit të PD-së në Shkodër, Gjok Uldedaj.

“Strukturat e Specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës, në datën 2 tetor 2013, në Degën e Doganës Lezhë, kanë zbuluar hedhjen për konsum në mënyrë të paligjshme nga kompania ADA Petrol të 4400 tonë karburant gasoil”, thuhet në deklaratën e kësaj drejtorie.

Kjo kompani rezulton të jetë në pronësi të vëllait të ish-deputetit të PD-së në Shkodër, Gjok Uldedajt, aktualisht këshillatar i PD-së në Bashkinë e Lezhës.

"Sipas doganave, karburani ndodhej në depozitat në Shëngjin, në pronësi dhe përgjegjësi të kësaj kompanie që ishin plumbosur nga autoritetet doganore. Me hedhjentreg në mënyrë të paligjshme të kësaj sasie karburanti është shmangur detyrimi doganor në shumën 388.920.165 lekë, një dëm i jashtëzakonshëm për buxhetin e shtetit", thuhet me tej në deklaratë.

Sipas të dhënave, "kryetari i degës doganës Lezhë është pëzulluar menjëherë nga detyra".

"Për kompaninë ADA Petrol është përgatitur kallzimi për veprën penale të “kontrabandës me mallra që paguajnë aksizë”, ndërkohe që po vazhdojnë hetimet për nxjerrjen e përgjegjësive të mundshme administrative apo penale të personelit doganor", përfundon deklarata e Drejtorisë së Përgjithshme e Doganave. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2013, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori