Mot i frikshëm në Durrës, tornadot dhe vetëtimat “pushtojnë” plazhin

Moti i keq dhe stuhia që ka përfshirë një pjesë të vendit me reshje të dendura shiu dhe vetëtima. Në mes të stuhisë, një pushues ka arritur të shkrepë një fotografi, të cilën më pas e ka publikuar “JOQ”, nga plazhi i Kallmit në Durrës.

Në horizont dallohen dy vetëtima dhe një tornado e formuar shumë larg bregut, por që të lë të kuptosh përmasat e stuhisë që ka përfshirë vendin në ditët e fundit. Duke u prishur planet edhe atyre që po pushojnë në bregdet./albeu.com


Shtuar 14.08.2022 12:50