Zbulohet skenari: Gjithçka se si opozita do të bllokojë zgjedhjet
Ndërkohë që ndajnë vetëm 4 ditë nga data 30 qershor, kur mazhoranca do të shkojë në zgjedhje, zbulohen detaje nga aksioni opozitar.

“Ditët e ardhshme, duke kulmuar me 30 Qershor dhe pas kësaj date, do të jenë ditë protestash në të gjithë vendin. Opozita dhe qytetarët do të protestojnë në të 61 bashkitë e vendit në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues dhe kundër farsës së votimeve të paligjshme”, bëjnë me dije burime nga PD.

Mësohet se gjithçka do të jetë në bashkëpunim me bashkëpunim me Aleancën Qytetare në Mbrojtje të Demokracisë.

“Partia Demokratike dhe aleatët e Opozitës së Bashkuar kanë njoftuar protesta në të gjitha bashkitë kundër votimeve njëpartiake, në kundërshtim me Kushtetutën.

Protestat vënë në dukje bashkëpunimin e Edi Ramës me bandat e drogës dhe krimit të organizuar.

Protestat do të shtrihen në të gjithë vendin dhe sipas informacioneve do të zhvillohen në sheshe qendrore dhe pranë KZAZ-ve”, raporton "Panorama" duke iu referuar burimeve të saj.
Shtuar më 26/06/2019, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori