Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i 32-vjeçarit nga Durrësi, Denis Trungu, i cili kishte përfituar një shumë të konsiderueshme parash prej 15.5 milionë lekë të reja nga
pagat e
luftës.
I riu mësohet se kishte hapur një llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë për të pasur akses në një
sistem dixhital të ndërtuar për të hedhur
pagat e
luftës.
Ky
sistem funksiononte njësoj në të gjitha bankat e nivelit të dytë. Pikërisht këtë
sistem dixhital kishte hakuar 32-vjeçari Trungu, duke bërë transaksione deri në 15.5 milionë lekë. Hetimi për zbuluar të riun durrsak ka zgjatur 6 muaj.
Shtuar më 29/12/2020,
ora 11:27