Zbulohet skema e shpërndarjes në shtetrrethim: Kapen tre persona, mes tyre një grua
Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona të cilët shpërndanin droga të forta.

Policia ka sekuestruar rreth 0.5 kg lëndë narkotike, e llojit heroinë dhe kokainë, si dhe një sasi e konsiderueshme parash, e përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Si rezultat u vunë në pranga shtetasit:

E. Ç., 28 vjeç, banues në lagjen nr. 6 Durrës, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve (organizatori i kësaj veprimtarie kriminale dhe poseduesi i lëndës narkotike).

F. K., 20 vjeç, shpërndarësi i lëndës narkotike, si dhe M. M., 20 vjeçe, banues në lagjen nr. 18, Durrës, bashkëpunëtore e shpërndarësit të lëndës narkotike.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.

Shtetasi E. Ç. siguronte lëndën narkotike të cilësisë së lartë, heroinë e kokainë dhe për ta shpërndarë përdorte shtetasin F. K., i cili ndihmohej nga shtetasja M. M.

Lëndën narkotike, shtetasi F. K. e shiste në qytetin e Durrësit, me doza që varionin nga 40 deri në 100 euro një dozë.

Gjatë operacionit shtetasi F. K. u kap me 11 doza heroinë dhe 5 doza kokainë, të cilët i kishte gati për shitje.

Nga kontrolli fizik dhe kontrolli i banesave të këtyre shtetasve u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale, i sendeve të mëposhtme:

244 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë dhe 11 doza;
239 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë dhe 5 doza;
2 peshore elektronike;
Një shumë e konsiderueshme parash (rreth 5 milion lekë të vjetra), e përfituar nga shitja e lëndës narkotike, si dhe një biçikletë që përdorte shtetasi F. K., për të shpërndarë lëndën narkotike.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim".
Shtuar më 01/04/2020, ora 08:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori