Përplasi për vdekje këmbësorin në Berat, prangoset shoferi

Policia e Beratit ka arrestuar një 33 vjeçar për shkak të një aksidenti të ndodhur në Berat.

Pak ditë më parë, ai ka aksidentuar për vdekje një person. Sipas uniformave blu është prangosur Ardit Lila, 33 vjeç, banues në Durrës.

Ky i fundit në datë 19.10.2021, në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, goditi shtetasin A.A, i cili humbi jetën, dhe më pas u largua nga vendi ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Aksidentoi një shtetas me pasojë vdekjen, identifikohet, kapet dhe ndalohet drejtuesi i mjetit.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë ndalimi i shtetasit A.L., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 19.10.2021, në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, goditi shtetasin A.A, i cili humbi jetën, dhe më pas u largua nga vendi ngjarjes.

Marerialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”./albeu.com/


Shtuar 23.10.2021 09:26