Zbulohet skandali/ Dekani i Fakultetit Ekonomik me diplomë false
Emisioni investigativ ‘STOP’ mbrëmjen e sotme ka denoncuar rastin e Dekanit të Fakultetit Ekonomik Korçë, Frederik Çuçllari për diplomë falso të nivelit Master e realizuar në Bullgari.

Denoncuesi është Agron Dalipaj i cili ka bërë një padi në Prokurorinë e Korçës se disa pedagogë posedojnë diploma të dyshimta.

Sipas Dalipajt, Prokuroria i ka vazhduar hetimet, ndërkaq, ai tregon se ka bërë dy kërkesa që ta thërrisnin për të dhënë informacion në lidhje me çështjen që ka denoncuar, por ajo nuk e thirri asnjëherë duke e mbyllur çështjen, për të lënë për të kuptuar se diploma e nivelit Master, e profesorit Çuçllari është në rregull.

Ndërsa, vetë profesori Frederik Çuçllari tha se unë jam i interesuar vetë për zbardhjen e këtij skandali, Ministria e Arsimit që e ka detyrim ligjor, si dhe Prokuroria.

“Ky ka qenë një Master, i realizuar në kuadrin e një bashkëpunimi të Universitetit Fan S Noli, Korçë me Fakultetin e Ekonomisë në Bullgari. Masteri nuk ka qenë online, ka qenë një master ku duhej të isha prezent, por organizimi ka qenë si i sistemit me kohë të pjesshme. Unë nuk kam pas nevojë që të jem prezent gjithë kohës në Universitet, kam shkuar periodikisht”./Albeu.com/

Shtuar më 05/10/2016, ora 21:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori