Përurohet shtatorja e Zogut, Berisha: Simbol i bashkimit të shqiptarëve (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Kryeministri Berisha mori pjesë sot në ceremoninë e përurimit të shtatores së mbretit Ahmet Zogu. Kreu i qeverisë u shpreh se në këtë ceremoni, i gjithë kombi shqiptar nderonte një personalitet më të shquara të historisë shqiptare.



"Sot mbarë kombi nderon mbretin Zog, mbretin e parë të shqiptarëve. Nderon me këtë shtatore, djaloshin i cili në moshën 17 vjeçare do të luftonte për të mbrojtur pavarësinë e vendit për të mbështetur Ismal Qemalin. Ne nderojmë sot një nga personalitet më të shquara të historisë shqiptare. Ahmet Zogu qendroi i palekundur ne anen e shqiptareve. Pas shpalljes se pavaresise ky pasardhes i njeres prej familjeve me te shquara shqiptare, ne vitete me te veshtira te vendit do te qendronte i palekundur ne mbeshtetje te Ismail Qemalit, te ndertimit te shtetit te shqiptareve. Ne nje kohe kur, tryeza diplomatike po pergatitej shuarja per fare e shqiptareve nga harta politike e Evropes, Zogu me nje grup burrash te shquar te kombit organizoi Kongresin e Lushnjes, themeloi qeverine, e cila u tha ‘Jo’ te gjitha traktateve copetuese te Shqiperisë", u shpreh Berisha.

Inaugurimi i bustit u la qëllimisht për paraditen e sotshme, pasi përkon me një datë historike të legalistëve. “Vendosja e bustit të Mbretit Zog përkon me 88-vjetorin e triumfit të Legalitetit. Më 24 dhjetor 1924, Ahmet Zogu riktheu legjitimitetin e fituar në zgjedhjet e dhjetorit 1923″. /albeu.com/

Shtuar më 24/12/2012, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori