Zbulohet shkaku i bllokimit të votimit tek "Gjon Buzuku", QV është bastion i PS (FOTO LAJM)
Porcesi i votimit u bllokuar për disa minuta në Qendrën e Votimit nr. 1785/1 në shkollën "Gjon Buzuku" në Tiranë për shkak se sekretari, përfaqësues i PD-së, nuk lejoi votimin për vajzat e martuara në atë lagje me argumentin se i nevojitej një certifikatë martese.

Gazetari i Albeu.com i pranishëm në vendgjarje raporton se kjo shkaktoi debat brenda në komision me argumentin se Kodi Zgjedhor njeh votimin në raste të tilla, pasi është numri personal ai që unifikon identitetin e personit që voton.

Në lidhje me këtë debat, Albeu.com kontaktoi edhe me KZAZ-në përkatëse, të cilët shpjeguan se mjafton numri personal për të bërë identifikimin e personit.

Megjithatë, edhe pse njohja e ligjit është detyrim ligjor, sekretari i komisionit, përfaqësues i demokratëve bllokoi votimin.

Kjo shkaktoi irritimin e votuesve, të cilët pretendojnë se u kërcënuan edhe nga persona të pautorizuar, për të mos këmbëngulur në të drejtën e tyre.

Dhe ky veprim duket se ka një qëllim të fshehur.

Nga rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare tregojnë se kjo qendër votimi, pra 1785/2 është bastion i së majtës.

Rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare në këtë qendër votimi është ky:

PS - 47. 27 për qind

PD - 37.80 për qind

LSI - 4.57 për qind

Ky rezultat me sa duket ka shkaktuar edhe reagimin e komisionerit demokrat. /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2017, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori