Zbulohet se kush do të jetë drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës për zgjedhjet e 25 Prillit
"Ne ofrojmë modelin e qytetarisë. Shkodra ka zgjuarsinë për të bërë dallimin..."
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment
Bardhi ka prezantuar Helidon Bushatin si drejtuesin politik të qarkut të Shkodrës për zgjedhjet e 25
Prillit 2021.
"Është një rikthim nga ana formale. Unë kam qenë vazhdimisht prezent në
Shkodër. Objektivat tona janë të arritshme. Mendojmë që ato të jenë
minimalja, 7 deputetë në
Shkodër është
minimalja që kërkon PD.
Unë do të doja edhe me strukturat drejtuese të PD-së
Shkodër që fushata të jetë gjithë përfshirja e forcave progresiste që nuk e shohin Edi Ramën si një person të denjë për të qeverisur.
Unë i bëj ftesë do personi që e shohin si të keqen më të madhe të këtij vendi, të japin votën për PD në fitoren historike".- tha
Bardhi.
Shtuar më 22/12/2020,
ora 19:33