Antitrafiku i Policisë së Durrësit finalizon me sukses operacionin për goditjen një rrjeti të shfrytëzimit dhe ushtrimit të
prostitucionit duke ndaluar 7 shtetas, dhe shpallur në kërkim një të tetë.
Në kuadër të hetimit 2-mujor të zhvilluar nga kjo strukturë, Prokuroria e Rrethit Durrës ka nxjerrë urdhër-ndalimet:
• Dorjan Cakrri, 21 vjeç, banues në
lagjen Nr.13 Durrës
• A.T., 17 vjeç, banues në
lagjen Nr.13 Durrës
• Adenis Selimi, 24 vjeç, banues në
lagjen Nr.8 Durrës
• S.Y., 31 vjeçe,
banuese në Durrës
• M.S., 17 vjeçe,
banuese në Durrës
• L.P., 22 vjeçe,
banuese në rrethin Durrës
• Veljan Mazniku, 21 vjeç, banues në
lagjen Nr.13 Durrës
U bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit M.D., 17 vjeç, banues në
lagjen Nr.13, Plazh.
Në kuadër të këtij hetimi filloi edhe procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve:
• Dh.Xh., 43 vjeçe,
banuese në Durrës për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
• Për veprën penale të “Dhënies së shpërblimit për përfitim të
prostitucionit”:
• R.S., 47 vjeç per shtetasit, banues në Maqedoni
• Ç.C., 23 vjeç, banues në Durrës
• A.N., 17 vjeç, banues në Durrës
• J.M., 14 vjeç, banues në Zvicër.
Ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë për arsye se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ngritur një rrjet të shfrytëzimit dhe ushtrimit të
prostitucionit në dy pika në qytetin e Durrësit, e konkretisht te “Ura e Dajlanit” dhe Stacioni i Trenit.
Klientela e synuar ishte ajo e pushuesve që frekuentojnë qytetin përgjatë sezonit turistik veror. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014,
ora 12:03