Zbulohet qyteti ku Rama do t'i mbledhë nesër ministrat
Teksa në Tiranë u vendos që festimet për ditën e Verës të shtyhen për në datë 17 mars për shkak të motit të keq, Rama duket se nuk ka ndërmend të t’i ndahet Elbasanit.

Nesër në darkë pritet që ai të mbledhë në një darkë në Elbasan ministrat, deputetët dhe kryesinë e Partisë Socialiste.

Kjo darkë pune vjen në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale dhe në vigjilje të DitësVerës.

Darka do të mbahet nesër në orën 18:30 në Elbasan.

Ndërkohë kujtojmë që nesër paradite mazhoranca do të mblidhet në seancë plenare, pasi dita e enjte është pushim zyrtar për shkak të DitësVerës.


Shtuar më 12/03/2019, ora 13:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori