Zbulohet projekti i maxhorancës për Kryeprokurorin e ri, ja si do të zgjidhet
Pëlqej
Ditën e sotme Komisioni i Ligjeve do të tentojë t'i japë zgjidhje çështjes se ProkuroritPërgjithshëm.

Mbledhja e Komisionit vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama i bëri thirrje kreut të demokratëve, Lulzim Basha që të bëjnë një pakt të ri të madh që nis pikërisht me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

Nga ana tjetër, sot Partia Demokratike i dërgoi një letër Kryetarit të Kuvendit që të ndërpresë procedurën deri në sqarimin e situatës ligjore.

Ulsi Manja: Komisioni i Ligjeve sot do të vendosë çeljen e procedurave për miratimin, përcaktimin e prokuroritPërgjithshëm të përkohshëm sipas kritereve të përcaktuara në ligj.

Bledi Cuci: Komisioni i ligjeve pasi u njoh me memon e sekretarit të PërgjithshëmKuvendit, pasi konstatoi se Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është konstituar ende, pasi u njoh me memon e Shërbimit të Monitorimit, pjesë e Kuvendit, vendosi:

1. Miratimin e procedurës së prokuroritpërgjithshëm të përkohshëm.

A) komisioni i ligjeve fton prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve që brenda 5 ditëve të depozitojnë një CV të kandidatit.

B) menjëherë pas depozitimit të listës, komisioni përgjegjës bën publikimin e saj dhe cakton datën për zhvillimin e seancës.

C) pas zhvillimit të seancës komisioni i ligjeve shqyrton dokumentacionin dhe harton raportin për seancën plenare.

D) Kuvendi voton për caktimin e ProkuroritPërgjithshëm të përkohshëm. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2017, ora 12:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori