Organizoi dy vrasjet e bujshme në korrik, arrestohet 34-vjeçari nga Elbasani
Policia e Elbasanit ka zbardhur dy vrasje të ndodhuraElbasan në muajin Korrik, ku janë vrarë Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj.

Zbardhet dhe dokumentohet veprimtaria kriminale e Erion Alibej 34-vjeçarit që është akuzuar si organizatori dhe porositësi i dy vrasjevendodhura gjatë muajit korrik 2020, në qytetin e Elbasanit.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 34-vjeçarin, për veprën penale “Vrasja me paramendin” kryer në bashkëpunim.

Në vijim të punës të bërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për dokumentimin e plotë të dy vrasjevendodhura gjatë muajit korrikElbasan, pasi një pune hetimore dymujore u bë e mundur zbardhja e plotë e këtyre ngjarjeve.

Në këtë kuadër, paraditen e sotme, nga strukturat e DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vijim të operacionit policor të koduar “Shkumbini”, u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, bazuar në provat e grumbulluara gjatë hetimit nga strukturat hetimore, për Erion Alibej 34 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera rezultoi se Erion Alibej është organizatori dhe porositësi i dy vrasjevendodhura më datë 20 korrik në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”, ku u vra me armë zjarri shtetasi Emiljano Ramazani dhe i vrasjes së ndodhur më datë 29.07.2020, në afërsi të varrezave të qytetit, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë shtetasi Regis Runaj.

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, po hetohet për përfshirjen e këtij shtetasi në ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura kohët e fundit në Elbasan.
Shtuar më 18/09/2020, ora 18:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori