Zbulohet plani i shqiptarëve që tentonin arratisjen: Do merrnin peng drejtoreshën e burgut
Në fillim të shtatorit 9 shqiptarë kishin planifikuar arratisjen nga burgu i Korfuzit.

Mediat greke raportojnë se me ndihmën e një gardiani, një nga shqiptarët e dënuar dyshohet se ka futur brenda burgut një pistoletë.

Me armën që kishte mundur të siguronte shqiptari synonte që të merrte peng drejtoreshën e burgut dhe një prokuror dhe me ndihmën edhe të të dënuarve të tjerë, dyshohet se do kryenin arratisjen.

Pas arratisjes, shqiptarë kishin planifikuar të niseshin me skaf nga brigjet e Korfuzit drejt Shqipërisë.

Në datën 5 shtator, njësia anti-terror kontrolloi 15 qeli të sektorit 2 të burgutKorfuzit ku mbahen vetëm 26 persona, nga të cilët vetëm 2 shtetas grekë.

Këta të fundit nuk rezulton të jenë të përfshirë në tentativën e arratisjes. Gjate kontrollove u gjeten 2 pistoleta, njëra prej të cilave me silenciator, si dhe thika e lëndë narkotike.

Në njërën nga pistoletat madje u gjet material ADN i një të burgosuri shqiptar. Armët dyshohet të jenë fshehur në fillim të verës gjatë kohës që burgu po rikonastruktohej.
Shtuar më 06/10/2020, ora 16:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori