Zbulohet pasuria e Ramës: Fukara i shkreti, jeton me shitjen e pikturave

Viti që lamë pas duket se nuk ka qenë shumë pozitiv nga ana financiare për kryeministrin. Ndonëse të ardhurat kanë qenë të kënaqshme, llogaria e tij në bankë vijon të jetë minus.

Kështu nga vetëdeklarimi në Inspektoriatlin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, rezulton se kreu i qeverisë ka siguruar përgjatë vitit 2018 nga paga 2 milionë. Ndërkohë ka siguruar të ardhura nga krijimtaria artsitike si pasojë e shitjes së punëve artistike 929 mijë lekë. Por ai ka detyrime për kredinë e marrë nga banka në vitin 2013 në vlerën 80 mijë euro. Për vitin që lamë pas shleu 4274 euro dhe ka edhe 22 187 euro.

Llogaria e tij në bankë është -74 659 lek.

Bashkëshortja

Ndërsa bashkëshortja e kreut të qeverisë ka mundur të sigurojë të ardhura më të sigurta.

ardhurat personale për vitin që lamë pas janë plus 3. 68 milionë lek të rinj, ndërkohë që ka shpenzuar 81 mijë lekë.

Më konkretisht të ardhurat e saj kanë ardhur.

Të ardhura nga paga dhe puna si eksperte ka qenë përgjatë 2018-s në vlerën 1.50 mln lekë të rinj.

Të ardhura nga honoraret 900 mijë lekë. Ndërkaq, të ardhurat kanë qenë të kënaqshme edhe nga qiratë. Kështu nga qiraja e apartamentit ka siguruar rreth 2 mln lekë.

ardhurat nga konsulenca kanë qenë 1,5 mln lekë. Rezulton se zonja Rama ka shlyer detyrimet për kredinë e marrë bashkë me Ramën në vlerën 4274 euro për 50 përqind të detyrimit.

Ndonëse ka qenë një vit ku pagën nuk e ka marrë të plotë për shkak të qëndrimit të Partisë Demokratike për të bojkotuar veprimtarinë parlamentare, por edhe për shkak të mospjesëmarrjes në mbledhjet e komisioneve parlamentar, llogaria e ish-kryeministrit Berisha rritet.

Në raportin e siguruar nga tirananews.al rezulton se për vitin që lamë pas, ish-kryeministri ka shtuar në llogarinë e tij bankare 697 mijë lekëe të reja.

Nga të ardhurat nga paga dhe shpërblimet në Kuvend Berisha ka marrë 1.3 mln lekë të rinj, ndërkohë që nga të ardhurat nga dietat e Kuvendit Berisha ka fituar 517 mijë lekë të rinj.

Ashtu sikurse Rama, edhe të ardhurat e bashkëshortes së Berishës kanë qenë në rritje. Në emër të saj janë shtuar në llogarinë bankare 1.15 mln lekë të rinj. Ndërkaq, ka shtuar edhe 128 mijë lek të reja dhe në një llogari të tretë ka shtuar 366 mijë lekë të rinj, raporton tirananews.al.

Mesa duket, Liri Berisha nuk e tërheq pensionin pasi të ardhurat nga pensioni kanë qenë 367 mijë lekë ./ tirananews.al
Shtuar më 23/05/2019, ora 20:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori