HETIMET/ Autobusi përfundoi në Lanë, shoferi “në telashe” me policinë

Policia ka proceduar penalisht shoferin e autobusit që u përfshi në aksident 4 ditë më parë, në Tiranë.

Sipas burimeve nga “blutë” e kryeqytetit kanë njoftuar se 62-vjeçari M.K, shoferi i autobusit të linjës së “Unazës”, akuzohet për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, pasi duke drejtuar mjetin u përfshi në aksident, duke bërë që të dy mjetet të përfundonin në lumin Lanë.

Fillimisht u tha se fajtor ishte shoferi i autoveturës, që i preu rrugën autobusit, por nga hetimet ka rezultuar se fajtor është shoferi i autobusit.

Hetimet e mëtejshme pritet të zbardhin të plotë aksidentin që mund të kishte rezultuar në një tragjedi.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor proceduan penalisht shtetasin M. K., 62 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin tip autobus, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin J. R., dhe si pasojë e aksidentit, dy mjetet kanë rënë në lumin Lana.